Bashkëpunimi i Xhensila Myrtezajt dhe Ardjan Bujupit, “Çika, çika” ka arritur 100 milionë klikime në Youtube, dhe këngëtarja i ka falenderuar të gjithë duke publikuar një pjesë të këtij projekti por dhe një surprizë të radhës për fansat e saj.
“PO, ne ia arritëm! @ardianbujupi 100 milionë klikime. 100 milion falenderime. 1 koment, për një tjetër bashkëpunim?”, ka shkruar Myrtezaj krah këtij postimi duke ngritur dyshimet tek ndjekësit rreth projektit të radhës që ajo do të sjellë.
Nuk dihet nëse Xhensila do të sjellë një këngë plot ritme sërish me Ardianin apo një artist tjetër, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim
