Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA dhëmbë për dhëmbë ndaj Maduros: Do të kundërpërgjigjemi

12:33 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba venez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHBA është gati për çdo veprim ndaj Venezuelës. Shtëpia e Bardhë lajmëroi se do t’i përgjigjet çdo kërcënimi ndaj diplomatëve amerikanë dhe liderit të opozitës Huan Gaido në Venezuelë, të cilin SHBA dhe shumë vende të botës e kanë njohur si president të vendit. Këshilltari për sigurinë i Presidentit Trump, John Bolton paralajmëron në “Twitter” se çdo intimidim ndaj tyre do të jetë një sulm ndaj sundimit të ligjit.

Huan Gaido që e shpalli veten president më 23 janar dhe u njoh nga mëse 20 shtete si i tillë, ka thirrur protesta popullore për të rrëzuar presidentin Nikolas Maduro, i cili ishte betuar për herë të dytë në këtë post pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita dhe akuzave për vjedhje votash.

Disa shtete europiane i dhanë një ultimatum Maduros se do ta njohin si president Huan Gaidion nëse nuk zhvillon zgjedhje të reja në Venezuelë. Ultimatumi u hodh poshtë nga Maduro. Ndërsa hedh poshtë kërkesat europiane duke i cilësuar arrogante, Maduro po përpiqet për pajtim me presidentin amerikan që në fakt e ndëshkoi i pari.

“I kam dërguar shumë mesazhe, por ai na përçmon ne” thotë Maduro, i cili javën e kaluar ndërpreu marrëdhëniet me Uashingtonin për shkak se SHBA mbështeti liderin e opozitës.

maduro venezuela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.