Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Italia kishte një plan sekret për të luftuar virusin që në janar, media zbulon arsyen se përse nuk u shpalos në kohë

21:09 / April 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ITALI MJEKE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në janar, Ministria italiane e Shëndetësisë kishte përgatitur një plan urgjent për të luftuar koronavirusin. Kështu shkruan “La Repubblica”, e cila ka siguruar akses te dokumenti.

Por, sipas gazetës italiane, plani u mbajt i fshehtë, sepse sipas njërit prej skenarëve, konsiderohej aq dramatik sa të shkaktonte panik te njerëzit. Megjithatë, ai parashikim është i ngjashëm me atë që ndodhi më pas, me një ndryshim të madh: Covid-19 ishte jashtëzakonisht i shpejtë.

Do të ishte një dosje e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, në të cilën, pak para shpërthimit të infeksionit, u analizua disponueshmëria e kujdesit intensiv, shtretërve, mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë në të gjithë Italinë, dhe më pas u formuluan kundërmasa.

Drejtori i përgjithshëm i Planifikimit Shëndetësor, Andrea Urbani në një intervistë për “Corriere della Sera” shpjegoi se si reagimi i qeverisë për emergjencën ishte në çdo rast absolutisht i përshtatshëm.

“Nuk kishte asnjë vakum të vendimeve. Që më 20 janar ne patëm gati një plan sekret dhe atë plan ndoqëm. Linja nuk ka qenë të frikësohej popullsia, por të punohej për të përmbajtur infektimin”, -tha Urbani.

“Duke parë atë që ndodhi, një bllokim i menjëhershëm do të ishte më i mirë. Por atëherë kishte vetëm dy qytetarët kinezë dhe u vendos të merrte zgjedhje proporcionale. Por, siç është vërtetuar dhe nga “Imperial College”, nëse qeveria nuk do të kishte adoptuar zonat e kuqe dhe masat e tjera të kontrollit, Italia do të kishte pasur midis deri në 800.000 të vdekur”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.