Aktorja bukuroshe Olta Gixhari bëri të ditur pak kohë më parë se është karantinuar në Spanjë, pranë të dashurit të saj. Në një lidhje direkte me A2CNN ajo rrëfeu këtë mëngjes si e kalon ditën në izolim në një nga shtetet më të prekura të botës e mesa duket Olta nuk e ka të lehtë.
“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thashë mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj, me kë po jetoj, pse po shkon në supermarket, çfarë po haj, çfarë po blej, u çmenda”, u shpreh ajo.
