Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nuk kanë të mbaruar përplasjet Francë-Itali për emigrantët

14:17 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
di maio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasje të reja mes Italisë dhe Francës për çështjen e emigrantëve. Nga Egjipti ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për akuzat e ministrave italianë Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, duke thënë se Italia meriton liderë në lartësinë e historisë së saj.

“Nuk do doja të përgjigjesha, ata këtë presin. Sinqerisht e gjithë kjo nuk ka asnjë interes. Italia është një popull i madh. Populli italian është miku ynë dhe meriton liderë në lartesinë e historisë së tij. Unë komunikoj vetëm me presidentin Conte.”

I menjehershem ka qenë reagimi i liderit të levizjes “5 Yjet” Luigi Di Maio.

“Përpara se të bëjë moral për Italinë, Macron duhet të lirojë nga neokolonializmi francez vendet afrikane, sepse nëse ato vende varfërohen do të emigrojnë. Fjalët tona janë të papërshtatshme për të, por jo për italianët dhe europianët”.

Edhe ministri i brendshëm Italian Matteo Salvini ka reaguar ashpër. “Macron, mendo më parë se si të na kthesh terroristët dhe vrasësit që Franca strehon prej vitesh, pastaj flasim sërish”

Replikat në distancë u ashpërsuan pak ditë pasi Franca thirri ambasadoren e Italisë, për të dhënë sqarime rreth akuzave të ministrave italianë se Franca po nxit migrimin e afrikanëve duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Francën për politikat e saj në Afrikë.

Italia është destinacion për mijëra njerëz që kërkojnë një jetë të re në Evropë. Ndërsa Franca e ka kritikuar Italinë për moslejimin e anijeve me migrantë që të ankorohen në brigjet e saj.

Prej datës 24 janar, anija ‘Sea ëhatch’ me 49 emigrantë afrikanë qëndron në mes të detit në Sirakuza, pasi autoritetet italiane nuk lejojnë ankorimin e saj.  Mbi 4,200 emigrantë raportohet se kanë kaluar në Evropë në 16 ditët e para të vitit 2019.

FRANCA perplasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Venezuela nuk gjen qetësi, lëkundje të reja pas tërmeteve shkatërruese

13:58 / June 28, 2026

Rreth 1 mijë vdekje shtesë nga vala e të nxehtit në Francë, spitalet drejt mbingarkesës

12:58 / June 28, 2026

Moska shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve ajrore ukrainase

15:48 / June 27, 2026

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

09:20 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.