“Armëpushimi” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta ka shkaktuar shumë reagime, një ndër ta nga deputeti Myslim Murrizi. Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Murrizi shkruan se Meta ka braktisur Kushtetutën.
Deputeti i ka bërë thirrje Metës duke e ironizuar me pseudonimin “gardian i Kushtetutës” që t’u kompesonte paratë e naftës të gjithë demokratëve që iu përgjigjën thirrjes së tij për tubimin e 2 marsit.
“Gardiani i Kushtetutës së 2 marsit i bëri naftën Kushtetutës më 22 prill. Kur duan të ruajne b….. e tyre, bëjnë sikur iu ulen në gjunjë qytetarëve. Fiks ajo thënia popullore që: kalova lumin, të q….afsha kalin. Se për këta 4-5 palaço që degjenerojnë njëri-tjetrin me libër shtëpie, me gra, motra e vellezër të hënën dhe pajtohen të martën vetëm për karriget dhe për b…. e tyre, për miliona euro të vjedhura së bashku si qen të së njëjtës tufë, nuk ka vend as morali as kanuni as Kushtetuta,“-shkruan ndër të tjera Murrizi.
