Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si gjyqtari i Superiores, 3 futbollistë flenë prej 5 ditësh në aeroportin e Frankfurtit

08:33 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
futbollistet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk kanë fund peripecitë e udhëtimeve në mes të krizës së koronavirusit. Fluturimet e anulluara e kufijtë e mbyllur kanë bërë që shumë njerëz të mbeten për ditë të tëra të bllokuar në vende të tjera e ka prej atyre që kanë mbetur duke fjetur në aeroporte, në pritje të një fluturimi që nuk gjendet. Pak javë më parë, një situatë të ngjashme e përjetoi gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola. Sot, mediat gjermane kanë raportuar për situatën e çuditshme të tre futbollistëve argjentinas që kanë mbetur në të njëjtin aeroport, atë të Frankfurtit, ku flenë prej 5 ditësh.

Leonardo Gil, Sergio Vitor dhe Kristian Guanka janë të tre futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrave të Arabisë Saudite e tani po tentojnë të kthehen në shtëpitë tyre në Argjentinë, por pa shumë sukses. Ata duhet të marrin leje të veçantë nga autoritetet argjentinase e për momentin nuk e kanë siguruar një të tillë. “Avionë bosh udhëtojnë nga Buenos Aires për të çuar në Argjentinë persona që nuk janë argjentinas, por ne kemi mbetur këtu”, tha Gil duke konfirmuar se leja nuk u kishte ardhur ende.

Gil luan për Al-Iihad, Vitor për Damac FC dhe Guanka për Al-Shabab ku është një nga golashënuesit më të mirë. Pasi gjithçka u ndal edhe në Arabinë Saudite, pa datë fikse për t’u rihapur, ata nisën udhëtimin drejt shtëpisë. Por ata nuk e dinin kur mbërritën në Frankfurt se udhëtimi i tyre i radhës drejt Sao Paulo në Brazil ishte i kotë, pasi askush nuk lejohet të udhëtojë nga Brazili drejt Argjentinës. Ndaj ata mbetën në aeroportin gjerman në pritje që qeveria të lejojë ata të hipin në një nga udhëtimet direkte.

“Nuk largohemi dot nga aeroporti. Hoteli në tranzit ka vetëm pak dhoma, ka raste kur arrijmë të sigurojmë një, ka raste jo, e duhet të flemë në tokë në terminal”, tha Gil. Guanka përvec të tjerave, ka udhëtuar bashkë me gruan, dy vajzat (6 dhe 7 vjeç) si dhe mamanë 56-vjeçare. “Mundohemi të kalojmë kohën duke luajtur me fëmijët”, tregoi Gil për situatën absurde. “Të paktën njerëzit në aeroport janë treguar të sjellshëm, na sjellin ushqime dy herë në ditë”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.