Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një sqarim lidhur me vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump mbi pezullimin e emigracionit për 60 ditë.
“Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020”, shkruan ambasada ne nje shenim ne faqen e vet ne Facebook.
Mesazhi i ambasades se SHBA
Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash. Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu 👉 https://bit.ly/3cE8BSB
