Në seancën e jashtëzakonshme plenare deputetët e opozitës kanë kundërshtuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.
Për deputetin Ralf Gjoni sot nuk mund të flasim për fatkeqësi natyrore, pasi koronavirusi ka shkaktuar më pak viktima se tërmeti i 26 nëntorit.
““Nuk shoh fatkeqësi natyrore për momentin, por 20 e kusur vdekje në logjikën time nuk janë arsye e fortë për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë. Me shumë ka vrarë tërmeti i nëntorit, sesa COVID. Më shumë kanë vdekur nga gripi vitin e kaluar sesa nga COVID. Koronavirusi nuk po bën kërdinë ndaj jeta duhet të marrë ritmin e zakonshëm. Nuk duhet të zgjatet sepse kjo i jep tagrin qeverisë të vazhdojë zullumet”, tha Gjoni.
Ndërkohë ai ka kritikuar dhe qëndrimet e qeverisë me Presidentin, ku kërkohet shkarkimi i kreut të shtetit, po ndërkohë ka bashkëpunim për Kodin Penal.
Ky e keni shkarkimin Taulant? Ngelët duke ulëritur, bëhet edhe komision për të shkarkuar Metën. E morët nga politika dhe e çuat në azil pleqsh. Si mundët? Pse nuk e shkarkoni? A ju thash se po talleni me popullin shqiptar. Këta po rrotullohen treshe në krevat mbi kurrizin tuaj. Këta bëjnë cirk, ping pong, bëjnë teatër psikologjik, ndërkohë që vendi po grabitet nga këta të tre.
Ka një fat të madh Rama që ka përballë një dështak. E kam fjalën për atë që është jashtë që bën si lider opozite. Është e turpshme nga kjo që po ndodh dhe që Shqipëria po mbahet peng nga një histori dashurie”, tha Gjoni.
