Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zero raste me koronavirus në rrethin e Matit, nuk ka vend për panik

19:06 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41611715 516466522113461 2414725794581446656 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një kryeinfermiere e pediatrisë në QSUT rezulton e infektuar me COVID-19. Dyshohet se virusin ajo e ka marrë gjatë një ceremonie mortore në qytetin e Burrelit.”

Ky është lajmi që disa portale përhapën mëngjesin e sotëm, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. Autoritetet vendore të shëndetësisë deklarojnë se deri në këto momente në territorin e rrethit të Matit nuk ka raste me Covid 19.

Epidemiologu Zylfi Dika sqaron se: “Sa i përket lajmit të shpërndarë nëpër portale, lidhur me pacienten me profesion infermiere në QSUT e konfirmuar me Covid 19, është e vërtetë se ka qenë në një cermoni varrimi të gjyshit të saj, në fshatin Baz para tri javësh. Fatmirësisht kanë kaluar afro 3 javë dhe ne nuk kemi informacion për shqetësime të këtyre personave që mund të kenë qenë në kontakt me këtë paciente. Ne si institucion po monitorojmë situatën”, nënvizoi zyrtari i DSHP-së Mat.

Tirananews.al kontaktoi pasditen e sotme me mamanë e infermieres që rezultoi e infektuar me Covid 19. Ish infermierja e fshatit Baz, një zonjë e nderuar tha se me 5 prill të këtij viti vjehrri i saj ndërroi jetë, në moshën 95 vjeçare.

“Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë pak persona. Kjo për shkak të epidemisë. Vajza ime, e cila punon infermiere në Tiranë solli maska dhe doreza për të gjithë pjesmarrësit në ceremoni, madje kemi ende gjendje në shtëpi. Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat”, pohoi 70 vjeçarja.

Ajo shtoi se çdo mbrëmje ka porositur me telefon vajzën të bëjë kujdes gjatë punës, për të mbrojtur veten dhe familjen nga virusi që është përhapur në të gjithë botën.

“Të lutem hiqi rrobat sapo të hysh në shtëpi. Laj duart, këpucët, këmbët, gjithçka. Bëj kujdes për fëmijët”, janë disa nga porositë e nënës bazjane për vajzën infermiere në QSUT.

E kontaktuar nga zyrtarë dhe specialistë të DSHP-së, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër 70 vjeçarja tha se as ajo dhe asnjë i afërm nuk ka shfaqur probleme gjatë këtyre tri javëve. Si ish specialiste me përvojë të gjatë ajo theksoi se do të jetë bashkëpunuese me autoritetet e shëndetësisë për çdo problem që mund të shfaqet në zonë.

koronavirus mat panik Raste zero
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.