Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuar lidhjen time shumë muaj pasi ishin përfolur për një romancë, teksa të dy ndanin foto e video të ndryshme teksa ndiheshin në krahë të njëri-tjetrit.
Por mesa duket nuk ka zgjatur shumë kjo, pasi vetë Dafina ka treguar se kjo lidhje ka marrë fund.
“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështuqë u desht me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, ka pohuar vetë Zeqiri për revistën ‘Story’.
Nuk dihet nëse dyshja do të ketë një rikthim në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim
