Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama flet për rastin e Mirditës: Prindërit rrezikojnë seriozisht, ai djalë nuk ka simptoma ende

15:08 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1587732707 rama17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e Mirditës teksa ka komunikuar me qytetarët pasditen e sotme, për të theksuar dhe njëherë se sa i rrezikshëm është ky virus dhe sa rrezik mund të sjellë moszbatimi i masave.

Rama tha se ata prindër sot rrezikojnë seriozisht, ndërsa djali ende nuk ka simptoma. Sipas Ramës, roja që nuk duhet të lëshojë istikamin është vetja jonë.

“Dua të vë në pah duke filluar nga një fakt që duhet t’u shërbejë të gjithëve si një mësim. Një fakt aspak pozitiv i konstatuar nga hetimet që tregon se çfarë përgjegjësie të madhe ka gjithsecili prej nesh ndaj shëndetit të të afërmve dhe që tregon se sado ndëshkime e rregulla të ketë në fund të ditës gjithçka varet nga sjellja e secilit prej nesh. Në një luftë ku nuk është kush ia hedh shtetit por kur secili respekton rregullat që të mos i fusë të afërmve, familjes bombat në trup. Një djalë që nuk duhet të lëvizte nga qyteti në qytet pa simptoma, niset në një zonë tjetër të vendit se e kishte marrë malli për prindërit dhe dy prindër të moshuar me bprobleme shëndetësore për shkak të moshës por jo vetëm preken nga ky virus dhe rrezikohen seriozisht. Ai djalë akoma s’ka simptoma. Do të thotë që roja që nuk dueht të lëshojë istikamin është vetja jonë. Dëgjoj shumë, ju ndjek shumë të gjithëve edhe ju përgjigjem edhe ndonjëherë edhe me ndonjë shpullë për t’ju sjellë në vete”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.