Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Mos e neglizhoni dhimbjen e gjoksit”, Skënder Brataj tregon shenjat e arrestit kardiak

17:52 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skender brataj 706x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një komunikim live në “Facebook” ka dhënë informacion të rëndësishëm për të gjithë qytetarët lidhur me dhimbjen e gjoksit.

Mjeku Brataj tha se çdo dhimbje gjoksi duhet konsideruar si kardiak dhe nuk duhet neglizhuar.

Teksa sqaroi shenjat e para të arrestit kardiak, Brataj theksoi se duhet shkuar menjëherë në spital, pasi nëse kalojnë 10 minuta nga arresti, njeriu pëson dëmtime të pakthyeshme dhe mbetet gjithë jetën në koma.

“Njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë dhimbjen e gjoksit. Nga 6 deri në 10 minuta, truri i njeriut fillon të pësojë dëmtime. Kjo çon në rrezik të jetës, por edhe në invalitet shumë të madh. Pas 10 minutash, dëmtimet janë të pakthyeshme, që do të thotë se personi mund të kthehet në jetë, por nuk do të zgjohet asnjëherë, pra do të jetë gjithë jetën në koma. Në një vit, në Shqipëri vdesin 3 mijë njerëz nga dhimbja e gjoksit”, tha Brataj.

Si ta njohim atë?
Para se personi të shkojë në arrest kardiak, ka një periudhë të shkurtër që i shfaqen shenjat, dhe nëse nuk shkon në spital, mund të rrezikojë jetën. Nëse kemi dhimbje gjoksi, sidomos kur zgjat mbi 20 minuta, dhimbje që drejtohet drejt nofullave, shpatullave, qafës, në përqindjen më të madhe është problem kardiak. Djersitje, lodhje, sidomos kur e ndjejmë dhimbjen në qetësi është akoma më e rrezikshme. Çdo gjimbje gjoksi konsiderojeni kardiak. COVID nuk ka lidhje me dhimbjen e gjoksit, ka shenja të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.