Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

23 vjet konflikt mes banorëve dhe pushtetit lokal për mbeturinat e Burrelit

16:32 / January 28, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 mbetjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

     Prej 27 vitesh bashkia e Matit është në konflikt me banorët e fshatrave Muzhakë, Midhë, Komësi dhe periferisë së Burrelit. Hedhja e mbetjeve të qytetit ka sjellë zaptimin e tokës, tymra dhe erë të rëndë, jo vetëm për kalimtarët e rrugës Burrel-Komësi, por edhe për banorët e fshatrave përreth dhe repartin ushtarak të Mollzave. Konflikti e ka zanafillën në vitin 1996, pas një vendimi të padrejtë të ish Këshillit të Rrethit Mat dhe më vonë dhe një vendimi të Këshillit Bashkiak Burrel.   Parcela nr.604 është pushtuar nga bashkia Mat, pa asnjë lloj vendimi. Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Mat kjo sipërfaqe, ku bashkia hedh tonelata plehra në ditë, është e dokumentuar si pemëtore dhe vreshtë.

     Zona kadastrale mban numrin 2213 ndodhet në territorin e njësisë administrative  Komësi. Dikur ishte  vendosur që grumbullimi i mbeturinave të qytetit të bëhej poshtë rrugës nacionale Burrel-Komësi, duke hapur një rrugë për transportimin e tyre dhe madje duke bërë edhe rrethimin e vendit ku do të hidhen këto mbetje. Mirëpo ky vendim asnjëherë nuk u zbatua dhe të gjitha mbetjet organike e inorganike të qytetit hidhen ngjitur me rrugën nacionale, pa devijuar asnjë metër poshtë saj. Çdo ditë, mbeturina nga më të ndryshmet, ushqime, plasmasë, letra, gjethe, inerte të ndryshme, kafshë të ngordhura e gjithçka tjetër hidhet në anë të rrugës. Vetëm 500 metra larg qytetit, shumë pranë fshatrave të banuar dhe repartit ushtarak këto mbetje kundërmojnë erë të rëndë dhe janë burim sëmundjesh dhe infeksionesh.

1 mbetjet
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

      Banorët e Muzhakës, drejtuesit e ish komunës Komësi, këshilli komunal, kryetarët e fshatrave, i janë drejtuar me peticione e letra të shumta Këshillit Bashkiak Mat, Prefekturës Dibër, Këshillit të Qarkut, Ministrave të Mjedisit, Kryeministrave të Shqipërisë, por në asnjë rast nuk kanë marrë një përgjigje. Herë pas here banorët kanë protestuar dhe kanë kërkuar ndaljen e këtij abuzimi kaq të madh me jetën e njerëzve. Nuk ankohen vetëm për zënien e tokës  me mbetjet e qytetit, por njerëzit dhe kafshët e fshatrave kanë shfaqur probleme serioze. As organizimi i protestave nga banorët e kësaj treve nuk mundësoi zgjidhjen e shqetësimit të tyre.

       Tymi, smogu, era e rëndë, insektet e ndryshme jo vetëm janë prezente çdo moment në këto mbetje, por ato në mbrëmje e mëngjes mbërrijë dhe në qytet, për faktin se janë fare pranë zonave të banuara.

2 mbetjet
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

         Bashkia Mat nisi punën janarin e vitit të kaluar për të zbatuar vendimin e ish Këshillit të Rrethit, të vitit 1996, duke hapur një rrugë që do t’i largonte plehrat e Burrelit të paktën 300 metra nga rruga nacionale, për t’i grumbulluar në një rrëpirë. Nëpërmjet faqes zyrtare Bashkia Mat bëri me dije se: “Venddepozitimi i mbetjeve do jetë i rrethuar me rrjetë dhe mbeturinat do mbulohen me dhera sa herë të depozitohen aty”. U investuan afro 2 milion lekë të rinj për të mundësuar largimin e mbeturinave nga rruga kryesore, por për shkak të rrëshqitjeve dhe paqëndrueshmërisë së tokës, ajo nuk funksion dhe mbetjet hidhen aty ku janë grumbulluar prej 23 vitesh. Sakaq pushteti lokal njoftoi se po diskutohet cakimi i një vend të përherëshëm . “Vendi që caktohet duhet t’i përmbushi të gjitha kriteret ligjore për depozitimin e këtyre mbetjeve, pasi është menduar që të kenë një pikë të përbashkët, dy qarqe si për Qarkun e Kukësit dhe për Qarkun e Dibrës”, deklaruan bashkiakët e Matit.

5 mbetjet rruga e nisur qe u shemb brenda disa ditesh

   Banorët shprehen se presin një zgjidhje nga pushtetit lokal, ashtu sic është premtuar gjatë fushatës së fundit elektorale ndërsa  specialistë të mjedisit pranë Bashkisë Mat thonë se janë planifikuar investime për të realizuar zgjidhje provizore të shqetësimit.

mat Plehrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.