Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj: “Sami Frashëri” vendi ku kemi dhënë puthjet e para. Ja si e kujtoj Shkëlzen Berishën, djalin e Fatos Nanos dhe Lul Bashën

21:43 / April 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 04 24 at 19.12.28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të premte nga “Provokacija”, është shprehur se përvoja si kryetar Bashkie është ndër më të bukurat në jetë. Ai ndër të tjera ka theksuar se është një profesion që të jep kënaqësi dhe nuk do e ndryshonte me asgjë.

“Përvoja si kryetar bashkie është më e bukura në jetën timë, të vdisja dhe të lindja 100 herë këtë punë nnuk do e ndryshoja, është një ndër më të bukurat. Nuk më vjen në mendjen një profesion tjetër që një vendim që merr në mëngjes jep shumë impakt në darkë dhe se si një aktivitet që ndërmerr transformon jetën e vendit ku je rritur dhe ku ke kujtime”,tha Veliaj.

Veliaj në një intervistë me gazetarin Mustafa Nano ka komentuar edhe shembjen e godinës së Gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet e cila u dëmtua nga tërmeti. Në fjalën e tij ai ka theksuar se kjo ishte një ndër vendimet që i ka ngjallur shumë kujtime për kohën e kaluar në këtë godinë.

“Nëse nuk do të kisha shumë nostalgjinë dhe melankolinë e prishjes së shkollës Sami Frashëri nëse nuk do të isha vetë aty. Sa veta në qytet mund të thonë se rindërtuan shkollën Sami Frashëri. Nostalgjia është njerëzore kujtimet, arkiva e memories janë gjëra njeraore por tashmë nuk mund të mbetemi peng i së kaluarës ajo ishte një shkollë që është ndërtuar në viti 62’ ishte një shkollë që kanë qenë presidenti Meta, ish kryeministri Nano, kreu i PD-së Lulzim Basha, shkollë që ka prodhuar kampionë të olimpiada të shumta, vendi ku kemi dhënë puthjet e para. Vitet e vështira 97’-98’ i kam kaluar në atë shkollë, ku mësimi bëhej ose në distancë ose me orë të shkurtuara Samiu Ishte vetë  një ambient i polarizuar. Në atë kohë vetë Fatos Nano Sa kishte dalë nga burgu, dhe Kol Nano ishte në maturë po ashtu ishte edhe Shkëlzen Berisha, shkolla kishte dhe persona që kishin popullaritetin politik të atij momenti. Në atë shkollë nuk mësoje vetëm në klasë por dhe nga dinamikat përreth”, është shprehur kryebashkiaku.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit se çfarë mendon për liderin e opozitës veliaj është shprehur se është një ndër personat që ka humbur më shumë në jetë për mundësitë që i janë dhënë.

“Lulzim Basha është ndoshta njeriu që ka humbur më shumë shanse në jetë se kushdo tjetër mund ta shfytëzonte shumë mirë punën në bashki ddenë qeveri. Më vjen keq për humbjet e tij në jetë. Ne jemi njohur kur kemi qene 20 vjeç dhe unë jam 40 sot jeta ikën shumë shpejt dhe nëse perëndia apo zgjedhësi të japin një shans duke të zgjedhë duhet ta maksimizosh, nuk mund të jetë nofka jote gjumash, nuk mundet pasi është një shans që i jepet 1 në një milionë dhe koha ikën shpejt”, ka thenë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.