Moderatorët e emisionit, Preç Zogaj dhe Lorenec Vangjeli e kanë pyetur kryedemokrati Lulzim Basha nëse do të ishte dakord që të përballej në një debat publik me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se ka që në vitin 2011 që e ka ftuar në debat, por kreu i qeverisë nuk ka pranuar.
“Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen”, tha Basha për RTSH.
