Me një kujtim nga fëmijëria, Kejvina Kthella ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen njeriut më të dashur të saj, mamasë.
Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet shumë e vogël në moshë në krahët e të ëmës, e veshur me të bardha.
“Jam kaq me fat që kam një mama kaq fenomenale. Ti je e dashur, e mendueshme dhe kurajoze. Jam kaq me fat që kam një njeri gjeni në jetën time. Gëzuar ditëlindjen. Të dua. Më mungon shumë familja ime”, ka shkruar Kthella në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Kejvina ka ndarë rrallëherë momente me familjarët e saj, apo njerëzit më të dashur, duke i mbajtur ata larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.