Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skema e mbështetjes së bujqësisë, Çuçi: 70% për blegtorinë, aplikimi nis brenda një muaji

10:30 / April 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blegtoria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët do të nisin aplikimet brenda një muaji për të përfituar nga fondet që jep buxheti i shtetit si mbështetje për sektorin bujqësor përmes Skemës Kombëtare.

Teksa ishte në Balldren të Lezhës, ku vizitoi një nga komplekset më të mëdha blegtorale në rajon që mbarështon rreth 400 lopë të racës brun-alpine, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, tha se këtë vit pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për të mbështetur blegtorinë. Subvencionet do të jepen për tufën bazë, për krerët e lopëve dhe të të imtave të matrikulluara.

“Brenda një muaji në do të hapim aplikimet për skemën e mbështetjes nga buxheti i shtetit. Rreth 70% të këtyre parave do t’ia kushtojmë blegtorisë si sektori më delikat dhe me më tepër probleme. Sivjet ne do të paguajmë vetëm për tufën bazë, për çdo krerë të matrikulluar. Paratë do të shkojnë direkt tek fermeri”, tha ministri Çuçi.

Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë. Aplikimet ishin parashikuar të nisin në fund të muajit mars, por u shtynë për shkak pandemisë së Covid-19. Masat e mbështetjes përmes Skemës Kombëtare janë komplementare me programin IPARD dhe nuk krijojnë mbivendosje me të.

Veç mbështetjes për sektorin e blegtorisë, pjesa tjetër e fondeve do të shkojë për subvencionimin e çmimit të plastmasit, shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, çertifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike, si dhe diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.