Katër vjet më parë Adelina Ismajli ka humbur nënën e saj dhe si rrallëherë ka zgjedhur të flasë për dhimbjen e përjetuar në këto vite. Në postimet në rrjetet sociale ajo ka përlotur me fjalët e ndjera që i ka dedikuar asaj, humbja e së cilës ndikoi dhe në karrierën e Adelinës, e cila për vite me radhë ndali çdo performancë.
Adelina shprehet në një postim në Instastory, se nëse s’ka folur për dhimbjen që ka për të, është sepse i druhej frikës se mos do të dridhte “qiej e tokë”, nga dhimbja e madhe që mban në shpirt.
Nëna e këngëtares, Mona Ismaili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në vitin 2016 dhe la pas 3 vajzat, Adelinën, Zanfinën dhe Emën. Vajzat janë rritur pa të atin Rexhep, i cili u shkurorëzua nga Mona kur ato ishin ende të vogla.
“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sa shpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami’ – shprehet Adelina në vargjet e ndjera e tejet emocionuese.

