Në mbledhjen me strukturat e PD-së përmes një videokonference kreu i demokratëve Lulzim Basha u kërkoi atyre që të jenë zëri i halleve dhe problemeve të njerëzve.
“E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit per t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira”, tha ai.
Basha është shprehur se qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës djhe të përfshijë menjëherë familjet në nevojë. “Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë”, tha ai.
