Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19/ Meta: Duhet të përshtatemi për t’ju rikthyer normalitetit, rritja e transparencës garanton konsensusin mbarëshoqëror

17:15 / April 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 me Nisida Tufën, presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi situatën e krijuar në vend nga koronavirus.

Meta tha se për fat të mirë, edhe për shkak të masave të marra, edhe për shkak të reagimit të përgjegjshëm të të gjithë qytetarëve në tërësi, por edhe të gjithë aktorëve, është arritur, padyshim edhe të mjekëve, të personelit shëndetësor, që kjo të jetë një situatë relativisht e qëndrueshme dhe e menaxhueshme pa kaluar në një krizë mbingarkese të menaxhimit shëndetësor.

Pyetje: Një vështrim i përgjithshëm për situatën zoti President. Kanë kaluar 6 javë qyshkur është shfaqur koronavirusi në vendin tonë. Me çfarë ritmesh ju duket tani?

Presidenti Meta: Natyrisht që shfaqja fillimisht ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese në drejtim të ruajtjes së shëndetit tëqytetarëve shqiptarë, aq më tepër po të kemi në konsideratë atë atmosferë aq rënduese në Italinë fqinje, një vend aq i afërt dhe aq i rëndësishëm për ne.

Megjithatë, për fat të mirë, edhe për shkak të masave të marra, edhe për shkak të reagimit të përgjegjshëm të të gjithë qytetarëve në tërësi, por edhe të gjithë aktorëve, është arritur, padyshim edhe të mjekëve, të personelit shëndetësor, që kjo të jetë një situatë relativisht e qëndrueshme dhe emenaxhueshme pa kaluar në një krizë mbingarkese të menaxhimit shëndetësor.

Por padyshim zgjatja e saj ka patur dhe ka sfida të tjera mjaft shqetësuese për të gjithë, sidomos për sipërmarrjen dhe për qytetarët që kanë rrezikuar vendet e tyre të punës, sepse kuptohet që tashmë u bënë gati 6 javë dhe ende nuk ka një perspektivë të qartë për rikthimin në normalitet.

Pyetje: Kjo situatë ku ndodhemi tani, me këto ritme qëështë tani, e justifikon pjesën e masave shtrënguese të marra nga qeveria? A janë të duhurat apo janë më të shtrënguara se sa duket?

Presidenti Meta: Ne kemi diskutuar vazhdimisht për këtëçështje dhe duhet të kemi në konsideratë, që nuk ka një menaxhim perfekt të kësaj krize asgjëkund.

Ne kemi vënë re që vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila duhet të ishte lider në udhëzime dhe në orientimin e të gjithë vendeve për marrjen e masave ka ndryshuar disa herë vlerësimin e saj për këtë virus apo për këtë sëmundje derisa edhe situata e pandemisë u shpall me mjaft vonesë, siç deklarohet sot nga shumë vende. Dhe vende të ndryshme kanë patur qasje të ndryshme, sepse është një eksperiencë gati e re, e panjohur më parë ose diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur shumë dekada më parë.

Kështu që në këtë drejtim ne duhet të jemi tërësisht të fokusuar në vlerësimin sa më objektiv të treguesve aktual, si përsa i takon shëndetit publik, si përsa i takon gjithashtu treguesve të ekonomisë në mënyrë që të ruajmë balancën e duhur dhe të fillojmë të përshtatemi gradualisht hap pas hapi për t’u rikthyer drejt normalitetit, por pa cenuar sigurinë e masave shëndetësore.

Meta normalitetit tirananews.al transparences
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.