Janë publikuar shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 415 persona, 5 më pak se dje, duke e çuar në 26.384 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga virusi.
Ndërkohë lajm i mirë është fakti që ka rënë numri i infeksioneve të reja. Dje kishte mbi 3000, ndërsa 24 orët e fundit janë shënuar 2357, duke e çuar në 195.351 totalin e të infektuarve.