Numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të lehtë që sipas ekspertëve vjen si rezultat i masave lehtësuese, megjithatë parë në një këndvështrim pozitiv, rritje ka pësuar edhe numri i personave të shëruar. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se numri i pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusit janë mbi 400.
“Kalon mbi 400 numri i të shëruarve”, shkruan Rama.

Aktualisht, në Shqipëri rezultojnë 712 të infektuar nga 7015 teste të kryera në total.
