Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Mbani lotët! Ronaldo Fenomeni shkruan një letër emocionuese për tifozët: Jemi bashkë dhe do të dalim më të fortë

21:34 / April 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fenomeni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Më thanë se nuk do të ecja më, dukej sikur më kishin hequr jetën. Ka qenë në atë moment që limitet e mia janë vënë në provë dhe unë kam luftuar për t’i kaluar. Dhe fitova”. Këto janë disa nga rreshtat e letrës që Ronaldo Nazario de Lima, kampion bote me Brazilin në 2002-shin, u ka shkruar tifozëve të Real Valladolid, skuadra spanjolle në pronësi të tij.

Ylli brazilian u është drejtuar mbështetësve të ekipit të tij për t’u dhënë atyre zemër në këtë periudhë pandemie dhe për të larguar mendimet e këqija.

“Jemi të ndarë nga distanca fizike, – ka shkruar Fenomeni, – por jam i bindur se nuk kemi qenë kurrë kaq afër. Jemi brenda shtëpive tona për veten tonë, për ata që duam, për të gjitha ata që as i njohim dhe për ata që nuk mund të qëndrojnë më me ne”.

“Të shkruaj për të të falënderuar që je aty, për durimin, kujdesin dhe optimizmin tënd, pavarësisht të gjitha vështirësive, sfidave dhe humbjeve që po pësojmë në këto kohë të vështira. Futbolli më ka mësuar shumë gjëra”.

“Kur kam pësuar dëmtimin tim më të rëndë në gju, më kanë thënë se nuk do të kisha ecur më. Unë kam luftuar për të ndryshuar mendimin e tyre dhe për t’u treguar të gjithëve se mund të bëja atë që doja të bëja më shumë”.

Nëfund erdhi momenti, ndoshta më domethënësi i gjithë karrierës sime, në 2002-shin, në Japoni, në finalen e Kupës së Botës. Shënova 2 gola kundër Gjermanisë, për vendin tim, ai ka qenë konfirmimi se isha kthyer”.

“Jam i sigurt, – ka përfunduar Ronaldo, – se edhe ti, kur të shikosh mbrapa, do të mbash mend sa herë je ngritur në këmbë ga të gjithë betejat e tua dhe sa herë ke arritur t’i kalosh, për të bërë të mundur që të arrish aty ku je. Jemi bashkë dhe do të dalim më të fortë nga kjo”.

emocionuese leter ronaldo fenomeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.