Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shulku: Plan vetëm për stërvitjet, për hapjen e kampionatit të ulemi me specialistët e ministrive

08:40 / April 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shulku Pipero Harxhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli shqiptar kërkon zyrtarisht rifillimin e aktiviteteve, por nga ana tjetër, nuk ka një plan të mirëfilltë masash që duhen zbatuar sa i përket sigurisë ndaj infeksionit në ndeshje. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka deklaruar në “Ora News” se për momentin institucioni ka plan vetëm sa i përket hapit të parë, stërvitjes, edhe aty duke mos u ndalur në detaje e duke treguar distancimin social si të vetmin kriter.

“Ne kemi bërë një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Sportit për rifillimin e kampionatit. Hapi i parë që kemi kërkuar ishte hapja e seancave stërvitore. Ne mendojmë që në një fushë stërvitore prej 10 mijë metrash katror të stërviten 20 persona, pa patur kontekte fizike. të vijnë dhe të ikin me makina personale. Hapi i dytë ishte fillimi i kampionatit, të ulemi me specialistët e ministrive. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga to. Qeveria dhe kryeministri ka pasur punë më të mëdha se sporti”, ishin fjalët e Shulkut sa i përket asaj shkrese që është dërguar në institucionet shqiptare.

Sigurisht, ai është i ndërgjegjshëm se as që mund të diskutohet për kthimin e kampionatit me praninë e tifozëve. “Nëse ulemi të bisedojmë me ministritë, asgjë nuk është e pamundur. Në këto momente kemi kërkuar të luajmë pa tifozë. Kjo mund të jetë shumë e arritshme. Duke marrë parasysh numrin e të infektuarve që ka Shqipëria me vendet të tjera, ne nuk po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme. Ne shpresojmë që pavarësisht vendimit të marrë nga qeveria, në lehtësirat e marra të përfshihet dhe futbolli. Futbolli nuk është si bizneset e tjera, lokaleve dhe dyqaneve. Sporti do kohën e vet. Pavarësisht stërvitjes së lojtarëve të bëra nga sportistët do akoma më shumë punë”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.