“Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë Male ndërsa sipas terminologjisë administrative turke quhen Bajrakë.
Fjala “mal”shënon vërtet një mal, por jo siç mund të mendohet në kuptimin fizik të fjalës, por me domethënie sociale: Shqiptarët e viseve fushore, për shembull, do të thoshin se mali i Shalës po shkon në luftë, po ashtu si në Skoci do të thoshin se Mekgregorët kanë nisur marshimin.
Nga ana tjetër përkthimi zyrtar turqisht për Malin është Bajraku, që do të thotë Flamur. Kjo na shtyn në mendojmë se në kohën e pushtimit turk çdo mal kishte flamurin e vet.
Kreu i malit ose i flamurit ishte i trashëgueshëm, trashëgimia kalonte nga babai te djali më i madh ndërsa kur nuk kishte djalë, te mashkulli më i afërt i farefisit.
Si nga autoritetet turke, ashtu edhe nga shqiptarët ai quhej bajraktar, domethënë flamurmbajtës”.
Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, Faik Konica!
