Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka zbuluar një prapaskenë të kalimit të Milot Rashicës nga kombëtarja shqiptare në atë të Kosovës.
“Kam qenë në një takim në Paris në kohën e Europianit të Francës. Kanë qenë Fadil Vokrri, Armand Duka, Boban, unë dhe një grup i vogël njerëzish. Duka më tha se ishte i pakënaqur me trajnerin Gianni de Biasi, që nuk kishte marrë Milotin. Unë i thashë se, nëse lojtari do të na zgjidhte neve, do ia hapja dyert”, është shprehur Bunjaku.
“Altin Lala, si menaxher i Rashicës, ka qenë paksa në tension. Ai ka qenë lojtar i Shqipërisë dhe ishte e vështirë të lejonte një lojtar të tijin të bashkohej me ne. Në fund thjesht më ka kërkuar që Miloti të kishte fanellën me numër 7 dhe ia plotësuam dëshirën”.
