Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arkitekti që kandidoi për deputet i PD humbi jetën nga koronavirusi, ja mesazhi i Lulzim Bashës

20:43 / April 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hajdar Kovaçi humbi jetën, pasi nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen e Covid 19. Ai kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në mesazhin e tij, Basha shkruan se: Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjen para kohe të ing. Hajdar Kovaçit i cili humbi jetën pas një beteje disa ditore me koronavirusin në spital. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike ju shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes së tij znj. Magdalena, djalit të tij Admirit, të afërmve dhe miqve të shumtë të tij dhe mbarë qytetarëve të Durrësit.

Arkitekti Hajdar Kovaçi ky personalitet i respektuar dhe intelektual i nderuar gëzonte respekt të thellë nga kolegët, intelektualët dhe qytetarët. Në vitin 1972 ai u emërua arkitekt në qytetin e Bajram Currit ku edhe sot bashkëkohësit e kujtojnë me nderim e respekt për punën e tij në ndërtimin e qytetit verior si për përgjegjësi të lartë profesionale, kulturë dhe intelekt.

Pjesën tjetër të jetës profesionale dhe familjare e vazhdoi në qytetin e Durrësit, për të cilin dha gjithçka, kontribut që iu shpërblye me mirënjohjen dhe vlerësimin e gjithë qytetarëve durrsakë. Ai mbahet mend si themelues i arkitekturës moderne kur në fillim të viteve ’90 themeloi studion e parë arkitekturore në qytetin bregdetar.

Hajdar Kovaçi është një nga aktivistët më të njohur të Partisë Demokratike në Durrës. Ai ka kandiduar për deputet nën siglën e PD në vitin 2001 dhe ka përfaqësuar për dy mandate qytetarët në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Në të gjitha detyrat e tij ai shërbeu me integritet, dhe ishte model i qytetarit familjar, i intelektualit të angazhuar për interesat e komunitetit dhe i profesionistit të talentuar.

Dar Kovaçi do të mbetet përherë në kujtesën e kujtdo që pati fatin ta njohë dhe në mirënjohjen e të gjithë durrsakëve për të cilët dha aq shumë. U prehtë në paqe!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.