Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Javës tjetër nuk ka seancë, por… ja çfarë vendosi Konferenca e Kryetarëve

12:10 / April 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konferenca e kryetarëve u mblodh këtë të mërkurë online për kalendarin e punimeve 1-21 maj. Në këtë konferencë u vendos që javën e ardhshme të mos ketë seancë. Ruçi tërhoqi vëmendjen se Kuvendi, me axhendën e vet legjislative, duhet t’i paraprijë strategjisë së daljes nga situata e pandemisë.

NJOFTIMI

Sot,në datën 29 prill 2020, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco ëebex).

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme, veprimtaria parlamentare e komisioneve të përhershme dhe seancat plenare kanë qenë mjaft intensive e produktive, duke u dhënë përparësi shqyrtimit të akteve ligjore që lidhen me përballimin e pandemisë COVID-19. Unë i kam ndjekur personalisht të gjitha mbledhjet e komisioneve dhe kam konstatuar se ato kanë qenë të mirëorganizuara dhe rezultative dhe janë transmetuar në kohë reale për median e publikun. Pavarësisht rrethanave si edhe qëndrimeve politike të grupeve parlamentare, të gjitha procedurat parlamentare për depozitimin, shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore janë zbatuar pikë për pikë, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.”

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi me konsensus kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1-22 maj 2020 dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 14 dhe 21 maj 2020. Seancat plenare do të zhvillohen duke zbatuar rregullat dhe standartet për mbrojtjen nga COVID-19.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen se “Kuvendi, me axhendën e vet legjislative, duhet t’i paraprijë strategjisë së daljes nga situata e pandemisë. Ndryshe nga parlamentet e vendeve të tjera, të cilat kanë reduktuar numrin e seancave plenare, numrin e deputetëve dhe kohën e diskutimeve, ne këtë të fundit nuk e kemi kufizuar, për t’u dhënë mundësi të gjithë deputetëve të shprehen. Me ligjet, aktet normative, marrëveshjet dhe vendimet që programojmë të miratojmë ne duhet t’u hapim rrugë, të mbështesim dhe nxisim veprimtarinë e institucioneve të tjera dhe sektorit publik e privat për rigjallërimin e sipërmarrjes, veprimtarive ekonomike dhe jetësore. Për këtë kërkohet rritje e dinamizmit të veprimtarisë së komisioneve parlamentare, të të gjithë deputetëve dhe administratës së Kuvendit në shërbim të tyre.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.