Aktori i Bollivudit, Irrfan Khan i njohur në gjithë botën për rolet e tij në Slumdog Millionaire dhe Jurassic Vorld ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Ai ishte mjaft i njohur për performancat e tij, dhe ishte një ndër aktorët më të talentuar të Indisë. Në 2018-tën aktori bëri të ditur se kishte një tumor endokrin, një sëmundje të rrallë. Më pas ai u trajtua në një spital të Londrës për sëmundjen që prek qelizat që lëshojnë hormonet në qarkullimin e gjakut.
Kryeministri indian Narendra Modi quajti vdekjen e tij “një humbje të madhe për botën e kinemasë dhe teatrit.
