Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gramshi fal taksat vendore deri më 31 korrik, kryebashkiaku Taçe: Opozita t’i bashkohet vullnetarëve tanë në terren

14:31 / April 29, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
92239581 1407178142803597 8737503771300462592 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Gramshit ka vendosur që të shtyjë pagesën e taksave vendore për biznesin e vogël deri më 31 korrik 2020 si dhe përjashtimin nga kamatëvonesat dhe penalitetet e tjera ligjore. Në një intervistë për Tirananews.al, Kryetari i Bashkisë Klodian Taçe thekson se  deri më tani në total janë ndihmuar afërsisht 1450 familje në nevojë me paketa ushqimore që janë siguruar nga donatorë të ndryshëm pa prekur ende fondet e bashkisë. Sa i takon investimeve në këtë periudhë të vështirë si pasojë e COVID-19, Kryebashkiaku Taçe thekson se momentalisht janë pezulluar prokurimet, por po vijon puna për rikonstruksionin e ujësjellësit te qytetit, ndërsa rendit edhe disa nga prioritetet për muajt që kanë mbetur si në kopshte, shkolla, rrugë etj.

Taçe fton përfaqësuesit e opozitës lokale në Gramsh që t’i bashkohen grupeve të vullnetarëve në terren për të mirën e banorëve të këtij qyteti.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ende Gramshi nuk ka asnjë rast të prekur me COVID. Cilat janë masat e marra nga Bashkia që ju drejtoni për këtë situatë?

Që në nisje të situatës së emergjencës, në koherencë me udhëzimet e qeverisë, fillimisht proceduam me mbylljen e tregjeve, bareve ,restoranteve. Ngritëm grupet e patronazhimit për çdo lagje, njësi dhe fshat në mënyrë që të mbulojmë të gjitha shërbimet dhe kërkesat e familjeve specifike të përbërë nga pensionistë të vetmuar. Në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese të qarkut dhe Bashkisë morëm masa të menjëhershme për karantinimin e personave që erdhën nga zonat e prekura jashtë Shqipërisë si nëpërmjet një fushate ndërgjegjësimi në rrjetet sociale mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për masat e mara nga institucionet dhe nga qeveria ka. Ndoshta fal këtyre masave të ndërmarra në kohë nga ne si institucion lokal dhe nga qeveria, qyteti i Gramshit, fatmirësisht deri më sot numëron zero të infektuar.

Cilat janë masat e marra nga ju për te lehtësuar biznesin, kryesisht atë të vogël lidhur me taksat?

Bashkia e Gramshit numëron thuajse me gishta biznese të mëdha. Kjo do të thotë se kemi pjesën më të madh të bizneseve me xhiro vjetore të vogël. Kemi vendosur t’u vijmë në ndihmë duke shtyrë pagesën e taksave vendore për biznesin e vogël deri më 31 korrik 2020 si dhe përjashtimin nga kamatëvonesave dhe penalitetet e tjera ligjore.

Sa familje kanë marrë ndihmë në këtë periudhë dhe a është arritur mbulimi i gjithë territorit të Bashkisë?

Ne si bashki kemi një numër të lartë familjesh që marrin ndihmë ekonomike dhe të ardhurat e tyre vijnë kryesisht nga bujqësia, emigracioni dhe turizmi si një mundësi zhvillimi i kohëve të fundit.

Në total janë ndihmuar afërsisht 1450 familje në nevojë të cilat janë ndihmuar me paketa ushqimore që janë siguruar nga donatorë te ndryshëm pa prekur ende fondet e bashkisë.

Këtu gjej rastin të falenderoj të gjithë stafin e bashkisë që kanë mbuluar më së miri çdo zonë që kanë në ngarkim si patronazhues për t’ju përgjigjur në kohë nevojave dhe kërkesave të familjeve specifike. Një falenderim tjetër për të gjithë ata donatorë sepse fal tyre kemi ndihmuar mijëra familje me paketa ushqimore. Por ekonomia e bashkisë tonë eshtë e dobët dhe familjet në vështirësi janë të shumta kështu që do na duhet akoma mbështetje dhe punë.

Si është organizuar kjo shpërndarje dhe çfarë përmban pakoja e ndihmës?

Siç e thash edhe më sipër, kemi ngritur shtabet e koordinimit në terrene, ose ndryshe grupe patronazhimi, në çdo lagje të qytetit si dhe ne çdo njësi administrative te cilët evidentojnë dhe ndihmojnë familjet ne nevojë dhe pensionistët e vetmuar sepse pikërisht këto familje kanë me shume nevojë për tu asistuar nga ne.

Paketat ushqimore janë përgatitur nga donatoret, por dhe nga stafi ynë , kryesisht kanë patur ushqimet bazë, vaj sheqer,oriz, miell,makarona,detergjent etj.

Si po funksionon vetë institucioni i Bashkisë në këtë periudhë?

Gjatë kësaj kohe institucioni po funksionon normalisht. Çdo ditë kemi organizuar punën në mënyrë të tillë që çdo qytetar të ketë shërbimin e kërkuar, natyrisht duke respektuar masat e sigurisë.

Si po vijon puna për investimet publike, janë. Ndërprerë apo vijon në mënyrë të kufizuar?

Investimet publike, momentalisht janë pezulluar prokurimet, por po vazhdojmë punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit te qytetit, ndërmarrja e mirëmbajtjes se rrugëve rurale po punon me kapacitet të plota, si dhe shërbimet publike.

Sapo të përfundojë kjo situatë dhe uroj të përfundojë sa më shpejt, do jemi me te gjitha forcat tona, duke realizuar ato çka kemi premtuar dhe ju detyrohemi banorëve të Gramshit.

Sa mendoni se këto kufizime do të ndikojnë në ekonominë e qytetit?

Këto kufizime ashtu si në të gjitha shtetet e tjera, edhe në Shqipëri si dhe në çdo qytet tjetër do sjellë boshllëqe ekonomike. Por besoj se së bashku me nisma specifike dhe me mbështetjen e qytetarëve do ta kalojmë këtë situatë.

Cilat do të jenë prioritetet e Bashkisë suaj për muajt e tjerë të këtij viti?

Prioritetet kryesore janë :

Blerja e kontenierëve për mbledhjen e mbetjeve urbane.

Kanalizimi i KUZ në lagjen Llapushaj Qytet.

Rikonstruksioni i unazës së qytetit.

Asfaltim i rrugës dhe rikonstruksioni i ujësjellësit të fshatit Cekin .

Ndërtimi i trotuareve që lidhin fshatin Pishaj me hyrjen e qytetit.

Ndërtimi i varrezave të reja për qytetin.

Rikonstruksioni i kopshtit Nr. 1

Infrastruktuara arsimore , shkollat e kopshtet.

Përmirësimi i situatës së rrugëve rurale. Këtu vlen për t’u përmendur krijimi i një ndërmarrje të mirëfilltë për këtë sektor dhe me prokurimin e makinerive të domosdoshme për punën, mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Si janë marrëdhëniet me përfaqësuesit e opozitës lokale?

Sot për sot doja t’i ftoja të bashkoheshin me grupet e vullnetarëve tanë në terren në ndihmë të atyre që kanë nevojë. Kjo luftë është e përbashkët dhe nuk ka nevojë për fjalë. Këtë ta bëjmë për të mirën e banorëve të Gramshit të cilët dua t’i falenderoj pa masë për të gjithë angazhimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar gjatë këtyre ditëve të vështira. / L.Tanushi

92760072 1408249439363134 6555005436779560960 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.