Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Edi Rama mendon për ministrat, më thoni si të martohem me 3 muaj pa paga?!”

18:28 / April 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Goxha Jurgen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jurgen Goxha la Tiranën verën e kaluar dhe vendosi të vazhdontë karrierën në Ballsh. Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar një sezon pozitiv me Bylis dhe ka shënuar 5 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Shpeshherë është përdorur si një “xhol” nga trajneri Dovedan, i cili ka vendosur ta përdorë si sulmues në momente të caktuara.

Goxha është një tifoz i Tiranës, zbulon se pse u largua nga bardheblutë në “Fan Zone” në Supersport, ndalet te koronavirusi dhe kritikon Edi Ramën. Mbrojtësi i Bylisit, Jurgen Goxhaj shpjegoi këtë të mërkurë se nga Tirana u largua se nuk kishte shumë hapësira, duke qenë se u afruan disa lojtarë të rinj, dhe zgjodhi Bylisin sepse mendonte se do linte gjurmë aty.

EMRI – ”Kam bërë 2-3 gola me roveshatë dhe i kam shumë qejf akrobacitë. Emrin e kam nga Jurgen Klinsmann dhe jam tifoz gjerman. I kam thënë trajnerit që dua të luaj në sulm për të shënuar sa më shumë gola, por ato i di trajneri”.

TIRANA – “U largova nga Tirana pasi, duke parë afrimet, nuk do të kisha shumë hapësirë të luaja.  Zgjodha Bylisin që kishte marrë disa lojtarë që unë i njihja. Mendoja se aty do të lija gjurmët e mija në Superligë”.

KRITIKAT – “Kryeministri shikon vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne futbollistëve, pasi unë tani jam i fejuar. Me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar?! Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllëm një plagë të vogël”.

E ARDHMJA – ”Unë, në fund të sezonit, mbaroj kontratën time me Bylisin dhe jam lojtar i lirë. Dua të bëjë maksimumin këto 10 ndeshje, pastaj të shikojmë, pasi kam pasur oferta edhe nga jashtë vendit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.