Ditën se sotme Televizioni Shqiptar bën 60 vjet që nga dita e parë e fillimit të transmetimit.
Zv Drejtori i Përgjithshëm i RTSH me anë të një postimi në “facebook” ndërsa ka kujtuar këtë ditë, ka uruar të gjithë punonjësit.
“Gëzuar dhe qindra vjet të tjera”, shkruan Leka krahas postimit që e ka shoqëruar me një foto me prezantuesen ikonë Ketrin Gjoçaj e cila është larguar nga puna nga televizioni publik, pas një eksperience 30 vjeçare.
“Eshte e pamundur te permend emra, ndaj me Ketin qe emisioni per femije nuk e le te plaket, ju uroj ne kete dite feste shume shendet e gezime”, përmbyll Leka.
Shkruan Martin Leka: Sot, Televizioni Shqiptar, ben 60 vjet nga dita e fillimit te transmetimit!
Uroj cdo punononjes pa perjashtim, perfshire dhe bashkepunetoret, Gezuar dhe qindra vjet te tjera!
Eshte e pamundur te permend emra, ndaj me Ketin qe emisioni per femije nuk e le te plaket, ju uroj ne kete dite feste shume shendet e gezime!
