Historia e Kristal Abazajt te Anderleht do të marrë fund në këtë verë. Kjo është tashmë e sigurt dhe palët janë të ndërgjegjshme që do të takohen vetëm për të mbyllur marrëveshjen dhe transferimin e futbollistit shqiptar drejt një klubi tjetër, pasi nuk ka të ardhme në radhët e atij belg. Por strategjia e Anderleht për të larguar lojtarin, tashmë është bërë me të vërtetë e çuditshme.
Për t’u siguruar që Abazaj nuk do të mbetet më në librin e pagës të tij e për të lehtësuar disi arkat, Anderleht është gati që ta shesë atë për 0 euro. Mediat në Bëlgjikë tregojnë se Abazaj është në grupin e futbollistë të huaziuar që Anderleht ka piketuar ëpr t’i “shitur falas”, duke mos përfituar në mënyrë direkte për kartonin e tyre, edhe pse kanë pasur një vlerë blerje. Klubi mendon të amortizojë humbjet duke shpëtuar nga rroga e tyre për pjesën tjetër të kontratës, ndërsa shpreson të përfitojë diçka nga shitja e ardhshme.
Kështu, kontrata e transferimit në klubin e ri do të jetë 0 euro, por ndërkohë Anderleht do të mbajë një përqindje të shumës së përfituar nga shitja e futbollistit në transferimin e radhës të tij. Kjo do të vlejë edhe për Abazajn, i cili në këtë mënyrë do të ketë më shumë opsione për të zgjedhur se ku të vazhdojë karrierën pasi të largohet nga Kukësi, në mbyllje të pjesëmarrjes në Kupat e Europës në këtë edicion që shënon edhe fundin e huazimit të tij.
