Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në fjalën e tij në nisje të seancës plenare ka qenë mjaft i prerë teksa ka folur për strategjinë e daljes nga kriza që sipas tij duhet të bëjë kujdes që të mos rëndojë më shumë mirëqenien e njerëzve.
“Duke mbajtur parasysh parimin se ne nuk kemi të drejtë të privojmë qytetarët nga të drejtat që atyre u ka dhënë ligji. Ne nuk jemi zotër, por mbrojtës të interesave të qytetarëve. Barra e daljes duhet të jetë progresive: kush fiton më shumë, përballon më shumë, ndërsa grupet nevojtare të popullsisë, pensionistët apo përfituesit e programeve sociale duhet të vazhdojnë të mbështeten e të mbrohen”- tha Ruçi.
