Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kontratat nuk janë sekrete”/ Spiropali i kthehet Bashës: Çdo punë e ka çuar për dreq, as në gjyq nuk është përgjigjur

12:37 / April 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spiropali photo featured
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përgjigje të akuzave të opozitës tha në Kuvend se “të gjitha kontratat tona nuk janë sekrete, se po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.Janë kontrata të njohura me ligj si kontrata për interes thelbësor të shtetit dhe janë publike, janë aty për t’i parë të gjithë”, tha ajo.

“Në cilësinë e përgjigjeve dhe akuzave në këtë kohë murtaje qeveria nuk është marrë vetëm me qese edhe pse ajo është një ndërmarrje më se e nderuar e bashkive, e shtabeve të emergjencave. Kryetarët e bashkive kanë të gjitha listat e përfituesve të ndihmave, atyre me ndihmë ekonomike, pensionistëve që raportohen në shtabin e Emergjencave emër për emër”, shtoi ministrja Siropali

Ajo gjithashtu theksoi se “qeveria ka nxjerrë 45 urdhra përmes Ministrisë së Shëndetësisë, 27 VKM, 15 akte normative, 3 prej tyre kalojnë sot”. “Konkretisht sot kalojmë aktin normativ që bizneset e vogla edhe pse nuk janë mbyllur me ligj sërish të mos paguajnë qiranë për muajt prill, maj. Akti normativ për ndryshimin e buxhetit për t’u ardhur në ndihmë kategorive në ndihmë sociale dhe akti normativ për ndryshimin e buxhetit, ndryshimin e mënyrës së prokurimit përmes përqendrimit etj”.

Spiropali iu përgjigj po ashtu akuzave të opozitës, lidhur me menaxhimin e situatës nga COVID-19.

“Është interesante të shohësh se si Basha ka adoptuar stilin e të folurit të Murrizit, por këtij të fundit i shkon se nuk ka pasur ndonjëherë në dorë tendera e punë dhe nuk është i provuar në këtë lëmi, është i pastër dhe mund të flasë këtu por Basha ka dështuar në çdo punë që ka bërë, e ka çuar për dreq sepse kur ka vajtur në gjyq nuk është përgjigjur i është shmangur përgjigjes me raport mjekësor”, tha ajo.

“Thonë që maskat janë blerë 6.5 euro në fakt janë blerë 4.14 euro, thonë maskat kanë skaduar ndërkohë skadojnë në 2023, e të tjera habira që Basha e grupi rreth tij mund t’i artikulojë. Për të mos folur pastaj për atë partinë tjetër opozitare e cila nxjerr aty një mjek-politikanë apo politikanë-mjek që i bën çorbë të gjitha. Është proverbiale, në kohën e tyre deti ishte kos dhe liqeni pilaf dhe me nga një lugë në brez të gjithë dhe i turreshin. Dhe duket sikur po të ishin ata në krye të kësaj pune në këto kohë patjetër që do t’i bënin ashtu siç i bëjnë, janë ëndrrat e tyre të fshehta, ato që thonë janë një manual për të kuptuar se si do të vidhnin, siç kanë vjedhur”, tha Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.