Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të varrosim njeriun e ndyrë”, zbardhen përgjimet e terrorisit që ishte paguar për të vrarë një biznesmen

16:30 / April 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ea85bbf1bed2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet në Tiranë një 24-vjeçar nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai u vu në pranga pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti një javë më parë. Taxhiku është identifikuar si Komron Zukhurov. I shumëkërkuari nga Gjermania ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit më 17 shkurt të këtij viti, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim.

Burimet thanë se OPERACIONI i koduar me emrin “Vizitori”  u finalizua me prangosjen e tij dje në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas burimeve 24-vjeçari strehohej në një familje bashkëkombësish në zonën e Laprakës ne Tiranë. Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale të “Pjesëmarrjes në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate te themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të shtetit islamik.  

Në datë 15 Prill Gjermania goditi grupin terrorist. Autoritetet në Berlin theksuan se njëri nga anëtarët e celulës, Ravsan Buqiev kishte pranuar një urdhër për të kryer një sulm në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.  Ravsan Buqiev kishte folur në telefon me një klient të panjohur nga një cellular me numër suedez. Në fillim të janarit 2019, klienti i panjohur pyeti me mesazh zanor taxhiku Ravsan Buqiev nëse mund të vriste dikë për të.  Bëhej fjalë për “varrosjen e një njeriu të ndyrë”.

Ravsan Buqiev, një refugjat nga Taxhikët në Wuppertal, ra dakord kështu që të vriste një biznesmen shqiptar. Hetuesit që e vlerësuan celularin e tij muaj më vonë, janë të bindur për këtë. Për këtë arsye Ravsan Buqiev do të paguhej  40,000 dollarë për vrasjen. Gjysma e parave janë “për vëllezërit”,  dëgjohej të thuhej në përgjimet që iu gjeten të arrestuarit Ravsan.B. Mesa sa duket nënkuptonte  “Shteti Islamik” (IS) në Siri ndërsa pjesën tjetër si duket dëshironte ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani. Megjithatë autoritetet gjermane thanë se terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri. Prokuroria e përgjithshme sqaroi se Ravsan Buqiev ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e  tij Sunatullokh Karimov për të kryer sulmin, por ata dështuan.  

Hetimet treguan se nga gjashtë anëtarë të grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri. Ndërkohë, katër anëtarë të grupit janë tashmë në pranga. Ata synonin të godisnin bazat e Forcave Ajrore Ushtarake Amerikane në Gjermani, por edhe individë të caktuar.  Të gjithë anëtarët e bandës kriminale i janë bashkuar ISIS-it në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime.

(Marrë nga Vizion Plus)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.