Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP jep datën kur përfundon epidemia e COVID-19 në Shqipëri

17:13 / April 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë se, vendi ynë do të ketë kaluar epideminë e COVID-19 në javën e dytë të qershorit. Por, kjo nuk do të thotë se do të zhduket plotësisht virusi pasi rastet sporadike do të vijojnë të shfaqen deri në vjeshtë. Tomini pavarësisht këtij parashikimi pozitiv që bëjnë ekspertët e ISHP-së theksoi se, distancimi fizik, mbajtja e maskave dhe dorashkave do të mbeten në fuqi bashkuar me masat e higjienës.

“Në bazë të parashikimeve dhe të specialistëve të ISHP kemi pasur një pik, por jo një pik progresiv në javën e 4 dhe të 5 dhe më pas me një tendencë që ka qenë një kurbë epidemike ne formën e sharrë me ulje dhe ngritje, për shkak të qarkullimi vatror të epidemisë përveç një transmetimi komunitar që ka pasur në javën e fundit të marsit. Më pas kemi izoluar dhe mbajtur në kontroll vatrat, duke çuar që sot jemi në ato nivele ku kemi vetëm 7 raste”, deklaroi shefja e Epidemiologjisë në ISHP në Euronews Albania.

‘Parashikojmë që në bazë të pikut të epidemisë që të kemi një periudhë të sheshtë dhe më pas të kemi ulje dhe zbritje. Sipas parashikimeve presim që në javën e dytë të qershorit të jemi në bishtin e epidemisë, por nuk do të thotë se do të kemi zhdukje pasi raste sporatike  parashikojmë të kemi dhe në vijim në sezonin e verës. Më pas në sezonin e vjeshtës, në sezon gripi, të kemi përsëri raste të COVID-19”, shtroi Tomini.

Sa i takon bizneseve me mbipopullim, shefja e Epidemiologjisë në ISHP u bëri thirrje që të respektojnë protokollin e sigurisë që është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në e-Albania, pasi në rast se do të konstatohet se nuk është respektuar distancimi fizik prej 1.5 metra mes punonjësve atëherë do të ketë gjobitje dhe deri në mbyllje të aktivitetit.

Eugena Tomini ishp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.