Disa javë më parë, kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga Vlora si për të treguar “mallin” që kishte për qytetin, nga i cili është zgjedhur si deputet. Mesa duket Rama nuk duruar më por ka vendosur që nesër të shkojë në Vlorë.
Më datë 1 dhe 2 maj, kreu i qeverisë do të zbarkojë në qytet për të inpektuar disa punime që po bëhen dhe do të shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli.
AXHENDA e datës dhe 1 dhe 2 maj 2020:
E Premte, 1 Maj
12:00 Inspektim i Bypass në hyrje të Vlorës (KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
12:30 Inspektim në punimet e Lungomares
( Km, Gjiknuri, Agolli,Dritan Leli)
13:00 Dreka (private)
15:00 Inspektim në Bypass Dukat
(KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
16:00 Projekti i fasadave
(KM, Gjiknuri, Agolli, Dritan Leli)
E shtunë 2 Maj
11:00 Inspektime të punimeve Loti1 e Loti 2, Kuc Gusmar
( KM, Gjiknuri, Agolli, Leli, Anila Denaj)
