Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot akuzave që i janë bërë nga qtyetarët dhe ka thënë se atas që e shajnë nuk kanë tru dhe “kanë lëshuar pëllumbat”. Në një deklaratë, Rama tha se në fund të luftës përgjegjësinë e mban ai, nëse gjërat shkojnë keq.
“Jo po pse kështu, jo po ashtu. Jo po pse nuk dalin pensionistët, pastaj pse po dalin. Hip se të vrava, zbrit se të vrava. Thonë pse na informon me Facebook, ç’është ky komunizëm në Facebook. A thua se i ka futur njeri me zor, apo se këtë faqe e kam për sytë e mi të bukur. Jeni në vetë apo i keni lëshuar pëllumbat.
Nuk kemi ardhur kot deri këtu. Nëse i kemi mirë këto rezultate, kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë që virusi është këtu. Është rrotull nesh. E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera. Në Itali nuk lëvizet nga komuna në komunë, në Greqi nuk lëvizet nga Prefektura. Lexoj që bota u hap, jo mo jo nuk është e vëretë. Fola me kryeministrin e Danimarkës, e njëta gjë është, të njëjtat dilemma. Në fund të ditës nëse lufta merr më keq përgjegjësinë e mbajmë ne, liderët”, u shpreh Rama.
