Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kthimi i studentëve në auditore, Boçi: Rama po u rrezikon jetën

14:07 / May 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
396ff4fd facc 4cef a563 36a686360b18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar kthimin e studentëve në auditore.

Në një status në rrjetet sociale, Boçi shkruan se ky urdhër është dhënë nga Rama, pavarësisht se po u rrezikon jetën të gjithë studentëve.

Denoncimi i plotë

RAMA, KY GRABITËS SERIAL.

Urdhëri i Ramës nëpërmjet Besës, për të rikthyer me forcë studentët në auditore, nuk bëhet për hallin e Universiteteve. Sot, asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, megjithëse ato kryejnë rregullisht me mijëra testime dhe kanë një panoramë të vërtetë të pandemisë. Ndërsa Rama e urdhëroi me dhunë. E urdhëroi, ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët. E urdhëroi, ndërsa e di mirë që kushtet higjeno-sanitare në konvikte e ambiente universitare. janë mizerabël. E urdhëroi, kur e di mirë që shkelen të gjitha protokollet e sigurisë.

E urdhëroi, me ndërgjegje të plotë, kur ende akoma nuk ka miratuar një hapje definitive për udhëtimet ndërqytetëse dhe Tirana është zonë e kuqe. E urdhëroi, duke rrezikur kështu – siç e shprehu me të drejtë akademik Fuga – jetët e studentëve e pedagogëve. Po pse gjithë ky nxitim dhe kjo harbutëri e Ramës?! E qartë dhe ulëritëse! Rama kërkon të plotësojë më në fund ëndrrën e kontrollit të Universitetit të Tiranës. Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT. Siç e shfrytëzon këtë mjegull, për tendera sekretë me çmime të katërfishuara. Siç e shfrytëzon për të çuar lekët e njerëzve në xhepat e oligarkëve, ashtu kërkon dhe të bëjë me Universitetet. Për këtë nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë. Po dje në sinkron me vendimin e tij, urdhëroi sejmenët në UT, të hapin një proces zgjedhor fiktiv. KIZ i mbledhur dje, megjithëse ligjërisht nuk ekziston, ka hapur procesin e zgjedhjeve, kur vetë i ka mbaruar afati që në shkurt.

Diabolizmi nuk njeh kufij. Datat e zgjedhjeve të shpallura, u rakorduan me datat e rikthimit të pedagogëve dhe një pjese të studentëve, me qëllim që të konsiderojnë votimin e tyre në emër të gjithëve. Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim: Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur. Një poshtërsi kjo tamam genocidiste, për ta pasur zili dhe juntat e regjimet më kriminale.Jo vetëm kaq. E dinë që vendimi i KIZ është i paligjshëm dhe në rast ankimimi në gjykatë, Shahini që ka në xhep vetëm skenarët e Ramës dhe jo strategji për arsimin, mund të komandojë një Rektor të ri. Rama para arrivizmit për pushtet politik, nuk kursen asgjë më. Dije e arsimim jo e jo, por siç e dëshmojnë faktet jo fjalët, nuk kursen as shëndetin e njerëzve.

Një ditë më parë, në një deklaratë për mediat, ministrja Besa Shahini bëri me dije se studentët që duhet të diplomohen këtë vit, do të kthehen përkohësisht në muajin qershor në auditore dhe në korrik e gusht, do të jepen provimet. Shahini u bëri thirrje të gjitha universiteteve, që të dorëzonin planin për kthimin e studentëve, duke pasur parasysh edhe marrjen e të gjtiha masave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.