Capital T mbetet ende ndër reperët më të dashur shqiptarë, teksa për ndjekësit e tij ka zbuluar se fundmi bashkëpunimin që fansat po e prisnin aq shumë. Ai është në prag të publikimit të albumit të tij të ri “Skulpture”.
Përpos albumit fansat e tij janë kuriozë se cili do të jetë projekti i tij i radhës, dhe tashmë ai u ka shkuar kureshtjen duke thënë se kënga e re do të jetë me dajën e tij, 2Po2.
Ai ka shtuar se ky album nuk do të kishte kuptim nëse ky bashkëpunim do të mungonte.
Kujtojmë se Capital T dhe 2Po2 kanë sjellë një sërë projektesh bashkë, e ndër më të suksesshmit ka qenë ai i titulluar ‘Posh’
