Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Neymarit në Camp Nou nga Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të verës, duke e theksuar krizën dhe dëmet financiare që i ka sjellë koronavirusi.
28-vjeçari Neymar, ka qenë i përfolur për një kthim te gjiganti i La Ligës, gjatë afatit kalimtar të verës, tre vjet pasi ishte larguar nga atje për t’u transferuar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Emili Rousaud, zbuloi se Barcelona shpreson se këtë verë mund ta transferojë Neymarin pasi që beson se çmimet e lojtarëve do të bien pas krizës së koronavirusit, mirëpo trajneri aktual Quique Setien nuk pajtohet me këtë pretendim.
“222 milionë euro për ty? Jo. Nuk mendoj se ndonjë klub do t’i ketë aq shumë para për t’i shpenzuar”, ka thënë Setien.
