Tani që ndodhemi në një situatë kaq të pazakontë për shkak të koronavirusit, ua kemi kuptuar vlerën gjërave të vogla, si për shembull asaj shëtitjes për disa minuta. Mjaftohemi dhe kënaqemi me atë dy orëshin e lejes që kemi për të bërë pazar.
Edhe gazetarja, Iva Tiço ka shfrytëzuar dy orëshin e pazarit, piu një kafe dhe doli xhiro me shoqen e ngushtë, për t’iu larguar sadopak monotonisë në karantinë dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq.
Ndërsa poston një foto të vetën nga sheshi “Skëndërbej”, duke buzëqeshur, Iva shkruan:
“Sot gjate lejes dy oreshe, pazar, kafe ne dore dhe nje ecje me shoqen e ngushte. “Dukesh e lumtur”, me thane kur u ktheva ne shtepi. Po, jam e lumtur. Me mjafton dhe kaq ne dite te tilla ?????????. Neser pasneser, kur te gjitha keto t’i kemi serish normale, do vijojme te kerkojme me shume. Sepse e tille eshte rraca njerezore dhe une nuk jam ndonje specie e vecante, kjo per ata qe presin nga personazhet publike mesazhe te medha dhe sjellje heronjsh.