Një valë e dytë e koronavirusit mund të jetë më e rëndë se e para dhe mund të përhapet më shpejt.
Çdo vend që kërkon të lehtësojë masat e bllokimit tani duhet të negociojë një veprim ekstremisht të vështirë balancimi për të mbajtur nën kontroll pandeminë në muajt në vazhdim, tha profesori britanik Chris Whitty, shkruan “Metro”.
Whitty tha se niveli i riprodhimit të virusit, numri R, duhet të mbahet nën 1, që do të thotë se çdo person i infektuar mund të presë që ta kalojë atë mesatarisht në më pak se një person tjetër.
Ai tha se numri R tani besohej të ishte midis 0.6 – 0.9 në të gjithë vendin.
“Covid-19 është një rrugë shumë e gjatë nga mbarimi dhe zhdukja është teknikisht e pamundur për këtë sëmundje”.
