FDA amerikane ka autorizuar për përdorim emergjente remdesivir-in që përdoret për Ebola për të trajtuar koronavirusin, raporton BBC.
Autorizimi do të thotë se ilaçi anti-viral tashmë mund të përdoret tek njerëzit që janë shtruar me COVID-19. Një test i fundit klinik ka treguar se ilaçi ndihmon në zvogëlimin në kohë të shtrimit për njerëzit që janë shumë të sëmurë.
Por autorizimi emergjent i FDA nuk është i njëjtë si miratimi formal, i cili kërkon një nivel të lartë rishikimi. Ekspertët paralajëmrojnë gjithashtu se ilaçi, i cili u krijua për të luftuar Ebola, nuk duhet parë si një “armë magjike” për koronavirusin.
