Princesha Charlotte mbush sot pesë vjeçe dhe prindërit e saj kanë zgjedhur të postojnë foto teksa vogëlushja ndihmon pensionistët në këto kohë të vështira për të gjithë.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale, që si gjithmonë janë bërë nga e ëma e saj Kate Middleton, nga pallati Kensington Charlotte shpërndan ushqim për ata që janë më në nevojë.
“Duka dhe Dukesha e Kembrixh janë të lumtur të shpërndajnë foto të reja të Princesësh Charlotte para ditëlindjes së saj nesër (2 maj). Pamjet janë bërë nga Dukesha teksa familja po ndihmon në shpërndajen e pakove të ushqimit për pensionistët e izoluar në një zonë”, thuhet në përshkrimin e fotove.
