Arilena Ara do të mbajë koncertin e parë recital në Tiranë, duke thyer kështu heshtjen e karantinës. Recitali do të jetë live nga sheshi “Nënë Tereza”, duke iu përshtatur edhe situatës së pandemisë që po kalon e gjithë bota. Tashmë është zbuluar posteri i koncertit, që do të mbajë titullin “Sounds of Silence”, ndërkohë që Arilena do të performojë këngët e repertorit të saj, që janë riorkestuar për t’iu përshtatur një recitali të tillë.
Mësohet se koncerti do realizohet me bashkëpunimin e TVSH dhe do të transmetohet nga ky televizion, ndërkohë kohëzgjatja do të jetë diçka më shumë se 60 minuta. “Sounds of Silence”, siç vetë artistja ka bërë me dije, do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” dhe veshja e këngëtares është kuruar nga Miranda Dupi.
Në media ka dalë dhe video ekskluzive nga provat e recitalit, që artistja do të zhvillojë këto ditë. Ky recital mund të konsiderohet si kompensim për Arilenën, pasi anulimittë “Eurosongut” këtë vit për shkak të pandemisë.

