Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-Presidenti Alfred Moisiu rrezikon dënimin, përgatitet padia për të në moshën 91-vjeçare

20:15 / May 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moisiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fillimisht ishte studiuesi Auron Tare që në një replikë me një ish zyrtar të arkivave kundërshtonte me dokumente faktin se Kadri Cakrani në burgun e Ahmet Zogut ka qenë me kushte të rehatshme.

Për këtë zoti Tare botoi kujtimet e vetë Kadri Cakranit që tregonte se si e trajtoi Zogu atë dhe familjarët e tij pas dështimit të kryengritjes së Fierit.

Duhet thënë se kjo Kryengritje që e trazoi shumë Zogun u përball me një kundër-përgjigje shumë të ashpër dhe u desh ndërhyrja e huaj për të falur disa nga kundërshtarët e Zogut nga dënimi me vdekje.

Në kujtimet e tij Cakrani përmend edhe Spiro Moisiun si “një drejtor i krishterë i devotshëm”.

Pas këtij botimi ish Presidenti Moisiu në një intervistë në DITA reagoi për këto kujtime.

Mes të tjerave zoti Moisiu shkruan: “Përpjekja për ta kthyer këtë kriminel në figurë pozitive është krejt e kotë, qoftë edhe duke botuar disa fragmente kujtimesh të tij pas kaq shumë vjetësh nga ajo luftë. Duket se ka një prapavijë të qartë dhe të organizuar mirë për ta kthyer historinë tonë përmbys…”

Pas kësaj replike ka reaguar edhe nipi i Kadri Cakranit, avokati Kujtim Cakrani, i cili thotë se do ta çojë në gjyq ish presidentin për fyerje ndaj figurave historike.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shkruan: Nga botimi i pjesëve të kujtimeve të Kadri Cakranit, ish-presidenti i Shqipërisë z. Alfred Moisiu, ka replikuar mbi figurën e të atit Spiro Moisiu, ish-drejtor në burgun e Fierit ku Mbreti Zog e solli si të devotshëm nga oficer rezervist.
Në këtë replikë z. Moisiu anatemon me fjalë të dënueshme nga kodi ynë penal Komandantin e Përgj. B. Kombëtar, që në atë kohë ishte në burg, si i arrestuar për kryengritjen e Fierit.
Në vijim të një akuze të rëndë ndaj Kadri Hajredin Cakranit, nga ish-presidenti i shtetit, Studio Ligjore Cakrani po përgatit akuzën ndaj ish-presidentit z. A.Moisiu, për ta paraqitur në gjykatë në fillim të javës ardhëshme… Shpifjet, fyerjet, nxitja e urrejtjes dhe do lloj anatemimi ndaj figurave të ndritura të nacionalizmit, duhet të marrin fund përgjithmonë në këtë vend.”

Cakrani është gjithashtu avokat i Agron Tufës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.