Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama u kërkon falje qytetarëve: Ndoshta ju kam fyer, përqafime pa parti

22:35 / May 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar sot falje të gjithë qytetarëve, të cilët janë ndjerë të fyer nga replikat e tij në Facebook. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se u kërkon ndjesë të gjithëve, por qëllimi i tij kurrë nuk ka qenë fyerja personale, por debati i drejtë e pa dorashka.

Rama i është përgjigjur dhe atyre që thonë se “nuk bëjnë kryeeministrat kështu”, duke thënë se ai në ëktë detyrë është përkohësisht dhe do vazhdojë të jetë ai që është. “Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare. Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq!“, shton Rama.

Postimi i Ramës:

Miq! Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju, qofshi urrejtesit e mi me te medhenj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare. Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe keta votojne, sepse jane pa lidhje, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt – jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis:-) Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti🤗

Edi Rama ndjese replika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.